Tentativa e vrasjes së Salvador Kaçajt/ Berisha i kundërpërgjigjet Ramës
Mbrëmjen e 14 majit, kreu i PD-së, Sali Berisha dhe ish-kryebashkiaku i Shëngjinit, Salvador Kaçaj, denoncuan se ky i fundit ishte ndjekur nga një makinë pa targa dhe ishte qëlluar me armë, por kishte shpëtuar falë manovrimit të shoferit të tij.
Këtë tentativë vrasjeje e mohoi kryeministri Edi Rama, i cili ironizoi Kaçajn, duke thënë se mashtroi Berishën.
Por një kundërpërgjigje ka ardhur mbrëmjen e sotme nga kreu i PD-së, i cili pretendon se deklarata e Ramës ishte një mesazh për policinë dhe prokurorinë e Lezhës që të zhdukin provat.
“Rama është autori bashkë me Pjerin Ndreun që e kanë futur atë, sepse aty ka një dosje, ka një makinë të konsfiskuar. Ka kamera që e tregojnë
Rama me mohimin që bëri i dërgoi mesazh policisë dhe prokurorisë Lezhë, zhdukni provat. Ky ishte mesazhi i Ramës”, theksoi Berisha në emisionin e Çim Pekës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



