E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tentativë arratisjeje në burgun e Fierit
Uncategorized

Tentativë arratisjeje në burgun e Fierit

I akuzuari për vrasje Bledar Selmanaj, çan murin e qelisë

Burime ekskluzive konfirmojnë për Publik.al se në orët e para të mëngjesit të sotëm në burgun e Fierit është regjistruar një tentativë e rëndë arratisjeje. Protagonist i ngjarjes është 43-vjeçari Bledar Selmanaj, ndaj të cilit prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljano Bullari në Vlorë, më 21 gusht 2021.

Sipas informacionit të siguruar, Selmanaj ka tentuar të largohet duke çarë murin e qelisë dhe duke dalë deri në tarracën e institucionit. Arratisja u zbulua në momentin e ndërrimit të turnit, kur forcat e sigurisë arritën ta neutralizojnë dhe ta kapin në tarracë. Ende nuk dihet me çfarë mjeti është dëmtuar muri i qelisë, ndërsa drejtuesit e institucionit nuk kanë bërë asnjë njoftim publik për incidentin.

I akuzuari ndodhej prej një jave në godinën e veçimit dhe dyshohet se ka vepruar i vetëm, pa bashkëpunëtorë. Nuk është hera e parë që Selmanaj përpiqet të arratiset: më 21 dhjetor 2021 ai u kap teksa përpiqej të dëmtonte hekurat e qelisë në spitalin e burgut, por tentativa u ndalua në kohë.

Procesi gjyqësor ndaj tij është në pritje të vendimit përfundimtar, ndërsa ai mohojnë autorësinë e vrasjes. Hetuesit dyshojnë se ngjarja e 2021 lidhet me pazare të prishura në aktivitete të paligjshme.

Ngjarja e sotme ngre sërish shqetësime mbi sigurinë e institucioneve penitenciare dhe menaxhimin e personave të rrezikshëm në sistemin e burgjeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.