E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tjetër aksion ‘blic’ në burgun e Peqinit, gjenden 4 celularë
Lajme

Tjetër aksion ‘blic’ në burgun e Peqinit, gjenden 4 celularë

Një aksion i papritur kontrolli është zhvilluar të premten në ambientet e burgut të Peqinit, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi.

Sipas burimeve, gjatë verifikimeve në qeli janë zbuluar katër telefona celularë, të cilët konsiderohen sende të ndaluara brenda institucionit të vuajtjes së dënimit.

Njëri prej aparateve është gjetur në posedim të të dënuarit Bledar Selmanaj, i cili ndodhet në burg për akuzën e vrasjes së Xhuljano Bullarit.

Të gjitha sendet e paligjshme janë sekuestruar menjëherë nga autoritetet përkatëse. Ndërkohë, lidhur me këtë rast janë vënë në dijeni strukturat kompetente, të cilat kanë nisur procedurat për të dokumentuar dhe zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.