E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tentoi të digjte me benzinë ish-të dashurën, i riu mohon akuzat: Shkova e takova për t’u sqaruar!
Lajme

Tentoi të digjte me benzinë ish-të dashurën, i riu mohon akuzat: Shkova e takova për t’u sqaruar!

Lirohen 2 shokët e tij

Kanë dalë sot para gjykatës 3 të rinjtë, që dhunuan dhe tentuan t’i vinin flakën me benzinë një 16-vjeçarje, ndërsa iu është caktuar masa e sigurisë.

Ngjarja ndodhi më 25 gusht në kryeqytet. Gjykata ka lënë në qeli vetëm një prej tyre, 25-vjeçarin Ardit Çela, ndërsa për Enea Xhorin dhe shtetasin tjetër me inicialet D. M., është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’.

Mësohet se vajza kishte qenë e dashura e një prej djemve të përfshirë në ngjarje, konkretisht e 25-vjeçarit Çela, ndërsa në krim u përfshinë edhe dy miqtë e tij.

I riu Ardit Çela ka deklaruar para gjykatës se ka shkuar vetëm për t’u sqaruar me të dashurën dhe se nuk ishin të vërteta akuzat ndaj tij se donte ta digjte me benzinë. Ai pohoi se nuk kishte asgjë të vërtetë ato çka deklaronte prokurori.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.