Tentoi vetëvrasjen në qendrën e dëbimeve në Angli, shqiptari nga Librazhdi në luftë për jetën
Një emigrant shqiptar në Angli që ka tentuar vetëvrasjen në qendrën e mbajtjes të emigrantëve në Brook House pranë aeroportit Gatwick, po lufton për jetën.
38-vjeçari me origjinë nga Librazhdi kishte mbërritur një Angli një vit më parë me gomone. Të afërmit e tij kanë konfirmuar për mediat se ai po mbahet në jetë në spitalin ICU East Surrey, përmes aparaturave mjekësore.
Mjekët na kanë dhënë shumë pak shpresë pasi ka dëmtime të forta të tru nga tentativa vetëvrasjes.
Shqiptari prej 10 ditësh në këtë kamp emigrantësh pasi do dëbohej nga Anglia. Por pak ditë më parë ai është gjetur në dhomë i varur me çarçafë, veprim të cilin e kishte ndërmarrë 20 minuta përpara se të zbulohej nga shoku i dhomës.
Ka dyshime se depresioni mund ta ketë shtyrë shqiptarin që jetonte në Londër, drejt këtij akti të rëndë.
Vlen të përmendet fakti se një hetim i muajit shtator 2023, zbuloi se në qendrën e mbajtjes të emigrantëve Brook House ku shqiptari tentoi vetëvrasjen, kishte në mënyrë të përsëritur dhunë fizike dhe verbale. Në raport thuhej se në këtë qendër kishte një trajtim jo human të emigrantëve në kufijtë e shkeljes së të drejtave të njeriut.
Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh që iu është refuzuar azili dhe pritet të deportohen në Tiranë, mbahen në këtë kamp.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



