E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tentuan të bllokonin eskortën e Ramës në Elbasan, shoqërohen 18 persona, dhe ish-deputeti Luçiano Boçi
Politikë

Tentuan të bllokonin eskortën e Ramës në Elbasan, shoqërohen 18 persona, dhe ish-deputeti Luçiano Boçi

Tashmë është kthyer në traditë që pas çdo vizite të kryeministrit Rama në qytete e Shqipërisë, të ketë me dhjetëra të arrestuar.

Pas ikjes së tij nga Elbasani, Rama ka urdhëruar policinë që të nisë reprezaljen ndaj atyre që dolën në rrugë për të protestuar dhe që nuk janë dakord me keqqeverisjen e tij.

Deri tani në Elbasan janë arrestuar 18 persona, mes tyre edhe ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi, ish-kreu i qarkut Blendi Himçi si dhe kreu i degës së PD në Elbasan, Eugen Isai .

 

REAGIMI

Ish-deputeti demokrati Laçiano Boçi e ka quajtur kreun e qeverisë Edi Rama “kolerën e vendit”, ndërsa është shprehur se “revolta është detyrë qytetare”

Në një shënim në Facebook të titulluar “BRAKTISJA E MADHE”, Boçi ndalet te bojkoti që iu bë kryeministrit gjatë takimit në Elbasan.

“Elbasani injoron e braktis Ramën! U prit me protesta dhe iku si mi i lagur. Madje dhe administrata e vet e sjellë aty me forcë, nuk pati durimin as ta dëgjonte e as ta duronte.  Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Elbasanit të urtë i kanë ardhur në majë të hundës harbutëria, mashtrimi dhe makutëria e plasur sheshit e kësaj qeverisje. Nën efektin e “mallit”, Rama u mundua të bënte si përherë humorxhiun e të shante si grua e ligë opozitën, para njerëzve të sjellë me autobuza në sheshin e braktisur, me ekrane modernë. Por njerëz, mos kini më iluzione! Ky është kolera e këtij vendi. Pasi e ka helmuar, e ka mashtruar, përcmuar e kriminalizuar këtë vend, kërkon ta përdhosë”,shkruan ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.