E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tërmeti e la pa shtëpi, aktorja e njohur: Kisha 3 muaj që e kisha blerë  shëpinë…
Publik News

Tërmeti e la pa shtëpi, aktorja e njohur: Kisha 3 muaj që e kisha blerë shëpinë…

Artistja Keti Bashhysa ka treguar përjetimet e tërmetit, ndërsa tha se jo vetëm që u lëndua psikologjisht, por mbeti edhe pa shtëpi.

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Bashhysa tha se kishte vetëm tre muaj në shtëpinë e re, për të cilën kishte investuar kursimet e jetës.

 

keti

“Unë kam përjetuar një gjë shumë të tmerrshme. I lutesha Zotit, e dija që do vdisja, por lutesha mos më dhembi shumë, mos ta ndjejë. Ishte e tmerrshme shtëpia është shkatërruar, është e pabanueshme. Kisha tre muaj që isha futur. E doja shumë atë shtëpi, prisja me padurim të mblidhja lekët që të blija diçka të re, por s’ishte e thënë”, tregoi e emocionuar ajo.

Momentalisht aktorja është duke jetuar në një banesë me qira, edhe pse po bën çmos që institucionet përkatëse ta rimbursojnë për gjithë dëmin e shkaktuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.