E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tërmeti tragjik, shkon në 31 numri i viktimave. Po kërkohen të tjerë trupa në Thumanë e Durrës
Publik News

Tërmeti tragjik, shkon në 31 numri i viktimave. Po kërkohen të tjerë trupa në Thumanë e Durrës

Ora 22:49/ Ka shkuar ne 31 numri i personave qe humben jeten ne termetin tragjik qe goditi vendin diten e djeshme. Mbremjen esotme, ekipet e kerkim-shpetimit kane nxjerre te pajete trupin e Griselda Lalas, 22 vjeç.

Ora 18:45/ Eshte rritur bilanci i viktimave te termetit tragjik qe goditi vendin diten e djeshme. Pak minuta me pare janenxjerre nga germadhat trupat e dy viktimave, te identifikuar si Dolora dhe Klaus Reçi, nënë e bir.

Ora 17:33/ Shkon ne 28 numri i personave te gjetur nen rrenoja, pas termetit te fuqishem ne vend.

Ora 13: 30/ Nje tjeter person i pajete eshte gjetur nen rrenoja. Ministria e Mbrojtjes ben me dije se eshte konfirmuar viktima e 28-te. Viktima, sipas MM u gjet pa jete ne Thumane.

Ora 12:22/ Rritet bilanci i viktimave te termetit tragjik qe goditi dje ne mengjes vendin tone.

Ministria e Mbrojtjes ben me dije se pas verifikimit te te dhenave te fundit, numri i personave qe kane humbur jeten eshte 26.

Sipas MM, 12 viktima jane shenuar ne Durres, 13 ne Kruja dhe 1 ne Lezhe.

Nderkohe qe po punohet per nxjerrjen e te tjere trupave nen rrenoja ne Thumane  e Durres.

Data 27 nentor/ Ora 07:50: Sipas informacioneve paraprake 24 persona kane humbur jeten nga termeti i fuqishem qe goditi vendin ne oret e para te mengjesit te djeshem.

Sipas Ministrise se Mbrojtjes qe ben me dije lajmin, 650 persona jane lenduar dhe 45 jane shpetuar.

22:10 – Ka shkuar në 23 bilanci i viktimave nga tërmeti tragjik që tronditi Durrësin mëngjesin e kësaj të marte.

Një i riu nga Thumana ndërroi jetë në orët e vona të mbrëmjes së sotme pas orësh të tëra nën rrënoja.

Pallatii shembur ne Durres (5)

Ora 20:55-  Ka shkuar në 22 numri i viktimave nga tërmeti i fortë që goditi kryesisht Durrësin mëngjesin e sotëm. Një 30 vjeçare që u nxorr nga rrënojat e gjallë, gjeti vdekjen më pas në spital.

Ora 19:26 Shkon ne 21 numri i viktimave, nxirret nje trup i pajete ne Durres.

Ora 18:20 Forcat xheniere kanë të shpëtojnë një tjetër person që kishte mbetur nën rrënojat e banesave të shembura në qytetin e Durrësit.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes numri total i personave të nxjerrë nga rrënojat ka shkuar në 44.

Ndërkohë që raportohen zyrtarisht se kanë ndërruar jetë 20 persona në gjithë vendin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.