E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“ Diskutime për shkëmbim të territoreve”,Rama e tepron ndaj Haradinajt: Sa pa dalë facebook-u budallain e njihte vetëm shtëpia e vet
Politikë

“ Diskutime për shkëmbim të territoreve”,Rama e tepron ndaj Haradinajt: Sa pa dalë facebook-u budallain e njihte vetëm shtëpia e vet

Kryeministri Rama i është përgjigjur  deklaratave  të kryeminsitrit të Kosovë, Ramush Haradinaj, i cili tha se ekziston një dyshim i bazuar që Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç kanë biseduar për shkëmbim të territoreve se bashku.

Në konferencën e përbashkët me Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, Rama e quajti këtë deklaratë një gënjeshtër marramendëse.

 

Edi-Rama-Siguria-Ushqimore

“Për sa i përket komplotit për të copëtuar Kosovën, apo për të krijuar një hartë të re të botës, më kujton atë shprehjen që pa dalë facebook, budallain e njihte vetëm shtëpia e vet, sot jetojmë në një botë që nga kjo pikëpamje është fatkeqe. Shprehja “nëse do që gënjeshtrën tënde të besojnë bëje të pabesueshme”, është në përdorim të përditshëm për të goditur kundërshtarë, për masakruar karaktere personalitete në të gjitha nivelet, duke përfituar nga facebbok dhe mundësia për të torolisur të gjithë dynjanë me gënjeshtra marramendëse. Çdo shqiptar e kupton që kjo është një gënjeshtër e bërë aq e pabesueshme në mënyrë që të shitet dhe blihet në territorin e marrëzisë online. Më shumë do të shpjegoj më tutje kur të më jepet mudnësia”, Tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.