Thellohet bilanci i aksidentit tragjik në aksin Elbasan-Librazhd, shkon në tre numri i viktimave
Thellohet bilanci i aksidentit tragjik që u shënua mëngjesin e sotëm në aksin Librazhd-Elbasan, ku një makinë humbi kontrollin duke përfunduar në rrjedhën e lumit Shkumbin. Tre persona kanë humbur jetën pasi makina ku ata udhëtonin, u përplas me një tjetër mjet dhe më pas përfundoi disa metra poshtë në humnerë, brenda në lum.
Korrespondenti i “Panorama.al” raporton se fatmirësisht është shpëtuar fëmija i mitur që ndodhej në makinë.
Makina ndodhet 4 metra nën thellësinë e ujit dhe operacioni është i vështirë.
09:50 E rëndë në Elbasan, një makinë përfundon në lumin Shkumbin. Brenda mjetit ndodheshin shoferi dhe disa pasagjerë. Dy prej tyre arritën të dalin
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, vendi “Kthesa e Murrashit”.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Shkumbin. Korespondenti i Panorama, raporton se në bordin e automjetit kanë qenë katër persona, nga të cilët dy prej tyre kanë mundur të dalin nga mjeti.
Policia tha se brenda mjetit ndodhet shoferi dhe disa pasagjerë. Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe shërbimet e zjarrfikseve dhe po punohet për nxjerrjen e personave të bllokuar.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 09:10, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, vendi “Kthesa e Murrashit” , ka dalë një mjet nga rruga dhe për pasojë ka rënë në Lumin Shkumbin. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë Elbasan dhe shërbimet e zjarrfikseve dhe po punohet për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit dhe të pasagjerëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



