E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Theu  karantinën pasi ishte infektuar me covid, gjobitet nga policia
Publik News

Theu karantinën pasi ishte infektuar me covid, gjobitet nga policia

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, proceduan penalisht shtetasin B. D., 35 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia nuk u gjend në banesën e tij, ndërkohë që rezulton i infektuar me Sars-Cov-2”, njofton policia.

Gjithashtu, këtij shtetasi i është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000  lekë.

Njoftimi i plotë

Theu karantinën duke dalë nga shtëpia, procedohet penalisht nga Policia një shtetas, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.

Në vijim të kontrolleve të herëpasëherëshme në banesat e të prekurve nga COVID-19, me qëllim kontrollin për respektimin me rigorozitet të vetëkarantinimit, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19, ditën e djeshme, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, proceduan penalisht shtetasin B. D., 35 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia nuk u gjend në banesën e tij, ndërkohë që rezulton i infektuar me Sars-Cov-2.

Gjithashtu, këtij shtetasi i është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000  lekë.

Policia e Fierit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, të prekurit nga COVID-19 të respektojnë detyrimisht vetëkarantinimin, duke bërë të mundur që të gjithë bashkë të kontribuojmë në parandalimin e përhapjes së COVID-19

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.