Thirrja e ish-deputetit: Edhe Rama të shkojë në SPAK për 21-janarin
Çfarë treguan sot deklaratat e Berishës?
Ish-deputeti Myslym Murrizi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama duhet të thirret nga SPAK për t’u pyetur lidhur me ngjarjet e 21 janarit, duke e konsideruar çdo veprim tjetër si një “tollovi politike” nën ndikimin e pushtetit.
“Kur ka konflikte mes palësh, nuk mund të thirret në prokurori vetëm njëra palë. Duhet të thirret Rama. Nëse nuk e thërrasin, ky hetim është tollovi politike me urdhër të pushtetit dhe me ndikimin e atyre që kanë tredhur SPAK-un, qofshin amerikanët apo kushdo tjetër”, tha Murrizi .
Ai shtoi se duhet të thirreshin të gjitha palët e përfshira në konflikt, duke përmendur përgjimet që policia kishte kryer në atë kohë, hetimet tek Taivani, pagesat, gjetjen e shkopinjve, dhe rrethanat e përdorimit të forcës. “Duhet të japin shpjegim ata që kanë qëlluar, zinxhiri komandues i Gardës. Berishën e kanë thirrur, pse të mos thirret edhe Rama?”, tha Murrizi.
Sipas tij, deklarata e Sali Berishës se “nuk e kam dhënë unë urdhrin” tregon qartë se ka ekzistuar një urdhër. “Qenka dhënë një urdhër, përderisa thotë ‘nuk e kam dhënë unë’. I bie nuk e kam dhënë unë, por Luli, ose Medi, ose dikush tjetër. Vetëm kjo deklaratë është provë për të hetuar. Po të isha prokuror, do faktoja se kush e ka dhënë urdhrin”, shtoi Murrizi në një intervistë për “MCN”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



