E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Thjesht po i themi troç:  IK se na hape barkun!
Publik News

Thjesht po i themi troç: IK se na hape barkun!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani nuk kursen kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama teksa ky i fundit po shfaqet para shqiptarëve si “shpëtimtari” i tyre përballë rrezikut të Koronavirusit.

Pëmes një postimi në Facebook, ku Ramën e quan “Shpëtimtari (vet)mburravec”, Manjani shprehet se, “Kryeplaku ynë na shet mend me një entuziasëm idiot se “…. na shpëtoi nga virusi” pa vaksinë e pa ilaç!”.

“Ik se na hape barkun! Ik se ky vend ja del edhe pa ty!”, shkruan ndër të tjera Manjani.

Postimi i plotë:

Shpëtimtari (vet)mburravec

E gjithë bota shkencore, politike e financiare është në ankth për gjetjen e një vaksine apo ilaçi që lufton COVID. Kryeplaku ynë na shet mend me një entuziasëm idiot se “…. na shpëtoi nga virusi” pa vaksinë e pa ilaç!!!

Madje me krenari deri në budallëk e pranon se sistemi i tij shëndetësor është “me numrin më të ulët të shtretërve”, por ama Ai është shpëtimtari.

Për të qeshur e për të qarë!

Po mirë more zoti “shpëtimtar”, le të themi(për një moment) rrofsh që na shpëtove, po ata që vdiqën pse i le të vdesin?! Po flasim për ato që vdiqën në spitalet e Tij, se ata që ndërruan jetë pa i telefonuar 127 nuk e merituan vemendjen e shpëtimtarit.

Nejse, kohë e humbur kjo me kundërshti llogjike ndaj vetmburrjes publike të shpëtimtarit.

Nga ana tjetër, askush nuk po i thotë “as hyp se të vrava e as zdryp se të vrava”. Kot vet-viktimizohet.

Thjesht po i themi troç:

IK se na hape barkun!

Ik se ky vend ja del edhe pa ty!

Ik e merru me baltë(poçeri) se boll e bërë baltë këtë vend!

Fundja nëse e ka të nevojshme për të ushqyer narcisismin po i theni edhe “tu rrit’të ndera”, po IK tani sa je në afat.

IK se kur të të mbarojë afati, do kenë mbaruar edhe fjalët…

Më në fund, ata që e mbajnë për shpëtimtar, le ta mbajnë në kornizë e ta puthin nëpër shtëpitë e tyre po të duan. Le ta dëgjojnë me zë e figurë edhe nga ERTV, për aq sa paguhen prej Tij.

Po druaj se kur të ketë ikur, do e kthejnë pllakën dhe ata…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.