Thyen masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ dhe dhunon babë e bir, arrestohet
Një ngjarje sa e pazakontë dhe e rëndë ka ndodhur në Devoll të Korçës.
Një i ri 28 vjeç me iniciale D.M., ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe është konfliktuar me dy persona. ai është zënë me shtetasin D.K., 48 vjeç dhe djalin e tij DH.L.
Policia është njoftuar dhe ka mbërritur në vendngjarje duke bërë të mundur arrestimin e 28-vjeçarit që tani do përballet me disa akuza si “thyerje të masës së sigurisë” dhe “konflikt me shtetas të tjerë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



