E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
TI: Shqipëria dhe Kosova shënojnë rënie në luftimin e korrupsionit
Bota

TI: Shqipëria dhe Kosova shënojnë rënie në luftimin e korrupsionit

Organizata ndërkombëtare, Transparency International, vlerëson se me gjithë aspiratat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, rezultatet e luftës kundër korrupsionit në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi nuk janë përmirësuar.

Në raportin e publikuar të enjten organizata thekson se mungesa e vullnetit politik dhe një rënie në zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve janë sfida reale në rajon.

Raporti për vitin 2019 e radhiti Kosovën në vendin 101, tetë vende më keq sesa një vit me parë kur ishte radhitur në vendin e 93-të.

Raporti thekson se situata në Kosovë është përkeqësuar, ndonëse tërheq vëmendjen se ndryshimi i pushtetit në Kosovë mund të sjellë edhe ndryshim në këtë fushë.

Kosova po kalon nëpër një periudhë të ndryshimit të pushtetit në parlament gjë e cila mund të ofrojë një mundësi për ndryshime. Pas shumë vitesh kritika për qeverinë dhe komunitetin ndërkombëtar në Kosovë për dështimet e tyre në trajtimin e korrupsionit, partia Vetëvendosje, e cila së fundmi fitoi në zgjedhjet parlamentare, ka mundësinë të dëshmojë përkushtimin e saj në luftën kundër korrupsionit”, thuhet në këtë raport.

Aty nënvizohen problemet me emërimet politike dhe financimin e partive politike në Kosovë.

“Sidoqoftë mbetet të shihet nëse një qeveri e re do funksionojë me një standard më të lartë të integritetit politik. Kjo gjë mund të arrihet duke anashkaluar praktikën e zakonshme të emërimeve politike në institucione publike si dhe duke vendosur një obligim të fortë ligjor ndaj partive politike për të publikuar mënyrat e financimit të tyre”.

Shqipëria me 35 pikë radhitet në vendin e 106-të, ndryshe nga një vit më parë kur ishte renditur në vendin e 99-të.

Bosnja është në renditje e njëjtë me Kosovën, ndërsa Maqedonia është në vendin e 106-të. Serbia renditet dhjetë vende më lart se Kosova.

Danimarka dhe Zelanda e Re me nga 87 pikë, janë të parat në raport, ndërsa të fundit radhiten Sudani Jugor me 12 pikë dhe Somalia me 9 pikë.

Sipas raportit mbi dy të tretat e vendeve janë në vendnumërim ose janë duke shënuar hapa prapa në luftën kundër korrupsionit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.