Tiede: I dëshpëruar që Rama nuk i shkoi deri në fund padisë, ka marrë vendim të zgjuar
Në lidhje me emisionin A-Krasta Show në Syri Tv, gazetari i Bild, Pieter Tiede, ka shprehur dëshpërimin e tij dhe të gazetës për faktin që Edi Rama nuk i shkoi deri në fund padisë ndaj tyre për publikimin e përgjimeve që lidhen me krimin electoral të vitit 2007
Krasta: Në momentin që ti kuptove që ju do kishit një padi a kishit një listë të dëshmitarëve për t’i bërë në këtë betejë juridike. Keni xhirime të tjera, apo regjistrime….
Tiede: Po natyrisht, nuk jemi të papërgatitur për një proces të tillë. Kemi mjaftueshëm dëshmitarë, dokumenta.
Fillimisht nuk morëm asnjë informacion nga Rama, vetem faktin që do të na padiste.
E kam mësuar nga media shqiptare, që ka pasur ndërperje të padisë.
Me çfarë kam lexuar në Shqipëri, e ka tërhequr padinë. Unë nuk kam marrë asnjë informacion zyrtar për padinë që është ngritur në Hsmburg.
Krasta: Ndërkohë kryeministri që kishte angazhur një avokat të famshëm, ju bëri përshtypje që ju hodhi ju personalisht në gjyq dhe jo institucionin ku ju punoni?
Tiede: Nuk jam i paditur unë personalisht, por gazeta Bild.
Unë jam personi që duhet të gjej dëshmitarë dhe kam bashkëpunuar me avokatët tanë. Bild është mësuar me betaje të tilla
Avokatët tanë ishin të trishtuar që nuk do të vazhdonin kjo çështje.
Por le të themi që Rama ka marrë një mendim të mençur duke u tërhequr.
‘Unë jamë duke bërë kërkime dhe do të flas vetëm kur të kem përfunduar. Por jemi duke ndjekur gjurmët e parave. Kush e ka paguar avokatin që ka angazhuar zoti Rama, sepse ai është më i shtrenjti në Gjermani. Kush I pagoi paratë e z. Rama, qytetarët shqiptarë, apo ai vetë?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



