E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiktokerët Rama-Luli,zënë hapësirën në rrjet
Lajme

Tiktokerët Rama-Luli,zënë hapësirën në rrjet

“Më ka marrë malli të ma këndosh himnin aty poshtë”

Dashuria” Rama-Basha vijon dhe telenovela e kryeministrit “Zgjimi i Lulit” ka arritur në episodin e pestë. Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Rama tallet sërish me Luli Bashën dhe thotë se garon në listën e mbyllur nga frika që i ka ngjallur zgjimi i Lulit.

Kryeministri i kujton Luli kohët e çadrës, periudhën ku përveç politikës Basha bënte dhe rolin e tenorit duke kënduar Himbin Kombëtar. Rama në video i thotë Bashës se e ka marrë malli për kohët kur ky i fundit këndonte poshtë Kryeministrisë.

“E ndjeu Lul, bufi plak atë që ndjeva unë kur u futa me vrap aty te lista e mbyllur. Sa e pashë që u zgjove, pu pu ça stresi. Ik thashë, ik mbyllu në listë, ul qepenin se të shkatërroi prapë Lul cunami, si më shkatërrove në 2015, 2017, 2019, 2021. E ça m’ke bërë, ça m’ke bërë. Po që më ka marrë malli mo burrë të ma këndosh pak himnin aty poshtë. Unë të dal në fushë? Mos mor burrë. Tani që dole ti me Hysen Gjurën e me Pëllumb Seferin, jo mor vëlla. Le të merret bufi me  ty tani se e mori lehtë këtë punë. Po kam frikë se është vonë. U ngrit era euroatlantike dhe po shkunden puplat te këneta.

Më keni bërë si dashnore kolektive kur thoshte Bert Çamçakizi. E mban mend Bertin a jo? Ju mbyti xhelozia, ju mbyti. Ti thua jam i doktor bufit, bufi thotë jam i Lul bravës. Ore nuk e di. Po ai Gaz ballokumja i kujt është mor Lul? Se më pate çmendur e mban mend apo jo? Gazi është i imi, Gazi është i imi, s’ka si Gazi im. E mor artist, kur të të kuptojë ty këneta do jetë tha komplet. Po ti mos e ndaj mendjen e lehtë dhe ec aty, jepi gaz. Në fund fare, mos harro numrin 5 bashkë me Hysenin dhe Pëllumbin”, thotë Rama në video.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.