E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tirana dhe Dinamo ndajnë nga  një  piké
Lajme

Tirana dhe Dinamo ndajnë nga një piké

Një derbi pa shijen e dikurshme, por Tirana dhe Dinamo zhvilluan një 90-minutësh të bukur, me raste për shënim nga të dy ekipet. Në fund, askush nuk feston, pasi pika e ndarë pas barazimit 1-1 nuk i shërben asnjë nga dy ekipeve. Dritan Mehmeti debuton me barazim në stolin e Dinamos, për mënyrën se si shkoi kjo sfidë, kjo është një pikë për t’u mos hedhur poshtë pavarësisht se mban blutë në fundin e tabelës. E ka të vështirë të reagojë Tirana, ky ishte një tjetër blof që i largon gjithnjë e më shumë nga kreu.

Hasani

Bardheblutë e nisën sfidën në sulm duke krijuar disa raste për shënim, por dyshja Abzaj-Hasani nuk arritën në asnjë moment të lidheshin si duhej, të paktën deri në minutën e 39-të. Më në fund, Abazaj futi një top të bukur në qendër, aty ku portieri Sali nuk grushtoi si duhej, me topin që përfundoi në këmbët e Hasanit, me këtë të fundit që nuk fal duke kaluar Tiranën në avantazh. Situata ndryshoi me fillimin e pjesës së dytë, teksa Dinamo zbriti më e karikuar në fushë. Në minutën e 50-të, Denison, i pa shqetësuar në zonë, me një goditje të bukur rikthehu baraspeshën.

Ndeshja mori një tjetër rrjedhë në minutën e 74-të, ku Dinamo mbeti me 10-të lojtarë teksa Goudiby u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë brenda dy minutash. Tirana u përpoq të dilte me pikë të plota nga ky derbi, por pa sukses duke bërë që dy ekipet të ndajnë nga një pikë pas barazimit 1-1.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.