E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/ Aksident  me pasojë vdekjen, viktima student i Akademisë së Sigurisë
Lajme

Tiranë/ Aksident me pasojë vdekjen, viktima student i Akademisë së Sigurisë

Të tjera detaje janë zbardhur nga aksidenti i ndodhur pasditen e sotme në Tiranë ku humbi jetën një shtetas. Nga raportimet mësohet se viktima është student i Akademisë së Sigurisë, ndërsa në aksident janë përfshirë dy automjete.

Aksidenti ka ndodhur në Unazën e Madhe, pranë kopshtit zoologjik, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka humbur jetën student A.Sh.

Njoftimi nga Policia

Më datë 08.11.2023, në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh. dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.