E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
MEGATEK/ Tiranë, aksidentohet në punë 32-vjeçari te Megatek, ndërron jetë në spital
Lajme

MEGATEK/ Tiranë, aksidentohet në punë 32-vjeçari te Megatek, ndërron jetë në spital

32-vjeçar, punonjës i qendrës tregtare “Megatek” ka humbur jetën ditën e sotme pas një aksidenti në punë.

Mësohet  se i riu Ledjan Dervishi është aksidentuar nga një mjet pune (pirun) që drejtohej nga shtetasi Eduart Dauti, 62-vjeç.

Fillimisht Dervishi është dërguar në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht ndërroi jetë disa orë më vonë.

Eduart Dauti është shoqëruar në komisariatin e policisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i policisë:

Paraditen e sotme, në ambientet e jashtme të një qendre tregtare, dyshohet se shtetasi L. D., 32 vjeç, punonjës i kësaj qendre tregtare, është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune (pirun) që drejtohej nga shtetasi E. D., 61 vjeç.

Shtetasi L. D. është dërguar në Spitalin e Traumës dhe pas disa orësh ka ndërruar jetë, për shkak të plagëve të marra.

Shtetasi E. D. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.