E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/ Arrestohet 52-vjeçarja që shfrytëzonte vajzat e reja për prostitucion
Lajme

Tiranë/ Arrestohet 52-vjeçarja që shfrytëzonte vajzat e reja për prostitucion

Policia e Tiranës ka zbuluar një strofull prostitucioni ku është arrestuar L. S., 52 vjeçe, si tutore.

Nga hetimet rezultoi se 52-vjeçarja s hfrytëzonte për prostitucion,  O. B., 34 vjeçe, M. Dh., 19 vjeçe dhe M. B., 20 vjeçe.

52-vjeçarja kishte në menaxhim një lokal në rrugën “Kastriotët”, në Tiranë me klientë të ndryshëm.

Njoftimi i policisë: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Red light”, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Shfrytëzonte disa shtetase për prostitucion, në lokalin e saj, arrestohet 52-vjeçarja.

Arrestohet gjithashtu një shtetase tjetër për ushtrim prostitucioni si dhe procedohen penalisht 2 të tjera.

Sekuestrohen 2 automjete, 2 aparate celulare dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, ndjekur me metoda speciale të hetimit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Red light”.

Në kuadër të këtij operacioni:

– u arrestua shtetasja L. S., 52 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostiucionit”, dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;

– u arrestua shtetasja M. B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Prostitucioni”;

– u proceduan penalisht shtetaset O. B., 34 vjeçe, dhe M. Dh., 19 vjeçe.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasja L. S., ka në menaxhim një lokal në rrugën “Kastriotët”, në të cilin mbante shtetaset M. B., O. B., dhe M. Dh., dhe i shfrytëzonte për prostitucion, me klientë të ndryshëm të lokalit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, 2 aparate celulare dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.