E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/ Asfalti elektoral që shtron bashkia pa projekt  përmbyt hyrjen e pallatit
Flash

Tiranë/ Asfalti elektoral që shtron bashkia pa projekt përmbyt hyrjen e pallatit

Ndërkohë që gjithandej hidhet asfalt elektoral nëpër rrugët kryesore, në brendësi të lagjeve të Tiranës së gjendja është skandaloze. Së fundmi, një qytetar i Koder Kamzës, rrëfen vështirësinë e madhe me të cilën përballen banorët e pallatit numër 31 në këtë lagje.

Ai bën me dije se Bashkia Tiranë ka shtruar rrugën “Elez Isufi”, por e ka bërë këtë pa një projekt të qartë dhe të gjitha pasojat bien mbi banorët. I gjithë uji që mbledh rruga, veçanërisht gjatë ditëve me shi, mblidhet në hyrjen e pallatit, në të cilën bashkia kurseu asfalt dhe vendosi të mos e shtrojë.

Tashmë çdo ditë banorët e kësaj lagjeje duhet të dalin me çizme nga shtëpia dhe sapo të dalin në rrugën e shtruar të veshin atletet.

“Kjo është gjendja te pallati numër 31 në Kodër Kamëz, ku jemi bërë për të hyrë në shtëpi me varkë. Jemi ankuar te njësia numër 11 me dhjetëra herë. Na kanë thënë se do të vijnë sa herë kemi shkuar, por asnjë gjë. 

Ata kanë shtruar rrugën që të çon për te pallati dhe tani të gjitha kullimet mblidhen në hyrjen e godinës për shkak se është në nivel më të ulët se rruga. Shtruan rrugën dhe oborrin e pallatit e lanë në këtë gjendje”, shkruan qytetari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.