Tiranë/ Dy shoferët rrihen në rrugë për parakalim, plagoset njëri prej tyre
Një person ka mbetur i plagosur pas sherrit për parakalimin mëngjesin e sotëm në Shkozë.
Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se dy drejtues mjetesh janë konfliktuar për parakalimin dhe njëri prej tyre është plagosur me mjet prerës.
Policia ka arritur të identifikojë autorin, i cili është shoqëruar ndërsa veprimet hetimore vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



