E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/ Grabitet filiali i një poste private, një person kërcënon me thikë dhe merr një shumë parash
Lajme

Tiranë/ Grabitet filiali i një poste private, një person kërcënon me thikë dhe merr një shumë parash

Filiali i një poste private është grabitur mbrëmjen e kësaj të mërkure (17 maj). Ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 maji” në Tiranë, ku një person ende i paidentifikuar është futur brenda ambienteve dhe nën kërcënimin e një thike ka arritur të marrë një shumë parash dhe më pas është larguar.

Më datë 17.05.2023, rreth orës 21:15, në rrugën “5 Maji”, një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si mjet prerës, është futur në filialin e një poste private, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një motomjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit”, sqaron policia.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe  po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.