Tiranë/ I bëri shenjë për ndalim, ushtaraku e merr para me motor, dëmtohet efektivi i rrugores
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet pranë rrugës së Elbasanit.
Një efektiv i Policisë Rrugore ka bërë shenjë një motorri për te ndaluar. Po ka hasur në kundërshti ku drejtuesi i motorit, Merson Ferizaj, nuk është ndaluar por madje ka kundështuar policin duke i dhënë gaz motorrit dhe për pasojë e ka dëmtuar në krah.
Pas kësaj situate policia ka shoqëruar drejtuesin e motorit i cili ishte punonjës i Forcave Ushtarak. Ndërkohë punonjësi i policisë ka marrë ndihmë në Spitalin Ushtarak.
Lidhur me këtë ngjarje, policia e Tiranës bën të ditur se ka shoqëruar drejtuesin e motomjetit, i cili dyshohet se është konfliktuar me punonjësin e policisë për shkak të detyrës.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 08:45, në rrugën e Elbasanit, dyshohet se shtetasi M. F., rreth 25 vjeç, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar motomjetin që drejtonte, me qëllim kryerjen e verifikimeve.
Gjithashtu, shtetasi M. F., dyshohet se për shkak të detyrës, është konfliktuar fizikisht me punonjësin e Policisë, i cili po merr asistencë mjekësore. Shtetasi M. F. është shoqëuar në ambientet e Policisë, me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



