Tiranë/ Kamioni shtyp burrin që po ecte me biçikletë, vdes 58-vjeçari në spital
Një aksident tragjik ka ndodhur dje në bulevardin “Bajram Curri”. Sipas informacioneve, një kamion ka përplasur një shtetas me inicialet F. Sh., 58 vjeç, që po ecte me biçikletë.
Sot, autoritetet kanë arrestuar një shtetas me inicialet E. R., 33 vjeç, banues në Kukës, pasi ky i fundit ishte përgjegjës për aksidentin që ka rezultuar me vdekjen e burrit që ecte me biçikletë. Pas plagëve të marra në aksident, ai ka humbur jetën disa orë pas mbërritjes në spital.
Materialet për këtë rast janë tashmë në duart e prokurorisë, ku do të zhvillohen hetimet e plota lidhur me ngjarjen tragjike. Autoritetet janë të angazhuara për të zbuluar të gjitha faktet dhe për të ndëshkuar përgjegjësit për këtë aksident.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



