Tiranë/ Policia arreston 44-vjeçaren, pasi aksidentoi 3-vjeçarin, u largua nga vendi i gjarjes
Policia e Tiranës ka arrestuar një 44-vjeçare, pasi ka aksidentuar një fëmijë 3-vjeç dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Uniformat blu bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘3 Dëshmorët’.
Mësohet se 3-vjeçari i aksidentuar ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
”Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-R. S., 44 vjeçe, pasi në rrugën “3 Dëshmorët” ka aksidentuar një fëmijë 3 vjeç dhe më pas është larguar nga vendngjarja. 3-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



