E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/ U konfliktuan në ish- Bllok, vdes në spital 46-vjeçari
Flash

Tiranë/ U konfliktuan në ish- Bllok, vdes në spital 46-vjeçari

Një sherr i ndodhur pesë ditë më parë në Tiranë i ka marrë jetën një 46-vjeçari, i cili ishte shtruar në spital për shkak të plagëve të marra.

Konflikti i ndodhur pesë ditë më parë mes shtetasve Artur Gjolena, 41 vjeç, Henri Gjapi, 25 vjeç dhe Gentian Talja, 46 vjeç, ishte fatal për këtë të fundit.

Ngjarja ka ndodhur në orën 2 të mëngjesit të datës 31 mars tek kryqëzimi i Bllokut.

Nga kamerat e sigurisë është parë se 46-vjecari Gentjan Talja ka qenë duke ikur në këmbe dhe përballet në kryqëzim me 25 vjeçarin Henri Gjapi dhe konfliktohen fillimisht me fjalë pastaj me grushta. Në atë moment, ndërhynë 41-vjeçari Artur Gjolena për të shuar konfliktin.

Pak çaste pasi palet ishin ndarë nga përleshja Gentjan Talja, humbet ndjenjat dhe përplas kokën në trotuar.

Shendeti i tij u përkeqësua dhe ndërri jetë mbrëmjen e djeshme. Të tre personat e përfshirë në konflikt nuk kishin lidhje me njëri-tjetrin.

Për Gjolenën janë referuar materialet në prokurorinë e Tiranës, ndërsa vijon puna për kapjen e shtetasit Henri Gjapi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.