Tiranës ‘i shpërthen’ tubacioni, uji pengon drejuesit e mjeteve
Një defekt në një tubacion përgjatë Unazës së Madhe të Tiranës, në segmentin që lidh kryeqytetin me zonën e TEG-ut, ka shkaktuar rrjedhje të konsiderueshme uji në rrugë.
Situata është kthyer në problem për qarkullimin e automjeteve, pasi uji që rrjedh nga lartësia përfundon direkt mbi rrugë dhe mbi automjetet që kalojnë në këtë pjesë të aksit. Përveç vështirësive në qarkullim, rrjedhja e ujit krijon edhe probleme me fushëpamjen e drejtuesve të mjeteve, duke shtuar rrezikun për incidente dhe aksidente rrugore.
Pamja e papritur e ujit që bie mbi automjetet mund të befasojë drejtuesit, veçanërisht në një segment ku shpejtësia e lëvizjes mund të jetë e konsiderueshme.
Drejtuesit e automjeteve që kalojnë në këtë pjesë të Unazës së Madhe duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ulin shpejtësinë, deri në normalizimin e situatës dhe ndërhyrjen për riparimin e tubacionit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



