Tirona sot, nuk ka rënë vetëm si futboll nga kategoria superiore, Tirona ka rënë si qytet për t’u mos u ngritur më.
Ilir Demalia

TIRONA
Tirona sot, nuk ka rënë vetëm si futboll nga kategoria superiore, Tirona ka rënë si qytet për t’u mos u ngritur më.
Shëmtirë arkitektonike, urbane, etike, kulturore, sportive.
Tirona është vetë pamja që ndërtuan kjo klasë politike që udhëheq Tironën dhe Shqipërinë prej 50 vjetëve të regjimit komunist dhe vazhdimit të trashëgimisë komuniste si mafja ekonomike, kulturore, sportive në demo(n)kracinë sundimit trashëgimisë injorancës komuniste dhe krimit.
Shëmtia e këtij qyteti kaq të bukur fizikisht, -që; siç deklaronte Faik Konica, në një intervistë në “Gazeta e Re” Tiranë 1928,- Hapni një penxhere ne Tiranë dhe hidhni një sy jashtë: Ku mund të ketë një natyrë më çuditërisht të bukur se sa brigjet e kaltërta që po si një varg safiresh dhe amesythtesh rrethojnë Tiranën.
Më vonë ai do shkruante në gazetën Dielli në 25 tetor 1929, – Ky vend, vërtetë është i bekuar me njëmijë bukurira, por e shkelur nga një turmë, e cila ushqen njëfarë urrejtje kundër bukurisë.
Tirona sot, nuk ka rënë vetëm si futboll nga kategoria superiore, Tirona ka rënë si qytet për t’u mos u ngritur më.
Shkoni Tironas dhe qytetarë të saj votoni më 25 qershor për varrmihesit tuaj të cilit do krah qofshin, roze, blu, pink apo kushdo qoftë!
Fotot marrë nga faqja Sevim Arbana dhe Besnik J. Aliaj




Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



