E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tjetër ilaç zhduket nga Onkologjiku, pacientët në luftë me sistemin
Flash

Tjetër ilaç zhduket nga Onkologjiku, pacientët në luftë me sistemin

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar sërish mungesën e medikamenteve në Spitalin Onkologjik të Tiranës, duke treguar dramat e pacientëve që luftojnë me kancerin.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Stafa shkruan se qytetarët kërkojnë medikamentin “Avastinë” nëpër farmacitë e kryeqytetit, ndërsa ky ilaç shpesh gjendet vetëm në tregun e zi, me çmime deri në 800 euro.

“Shikoni dramën! Spitali Onkologjik prej dy javësh nuk e ka këtë medikament. Pacientët me kancer nuk e marrin kimion, dhe në treg të zi flitet se kushton 800 euro. Janë lënë në mëshirë të fatit,” shkruan Stafa.

Ai shton se medikamenti është spitalor dhe sigurohet vetëm nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa mungesa e tij ka lënë pacientët të braktisur nga shteti, duke i detyruar të kërkojnë alternativa të shtrenjta dhe të pasigurta.

Denoncimi i gazetarit nxjerr në pah mungesën e koordinimit dhe problemet në furnizimin e medikamenteve kritike për trajtimin e pacientëve me kancer, duke ngritur shqetësime për situatën humanitare dhe shëndetësore në vend.

“Shikoni dramën! Tronditesh kur pacientët me kancer, të dëshpëruar kërkojnë medikamentin “Avastinë” nëpër farmacistë e Tiranës. Pra kjo kimio nuk gjendet në farmaci të hapura, pasi është medikament spitalore dhe atë e siguron vetëm Ministria e Shëndetësisë. Por spitali Onkologjik prej 2 javësh nuk e ka këtë medikament. 2 javë që pacientët me kancer nuk e marrin kimion.

Dhe në treg të zi flitet se kushton 800 euro. Çmenduri!!! Kryeministri i vendit Edi Rama, a kjo është pasaporta europiane për këta njerëz? Janë lënë në mëshirë të fatit. Të braktisur nga shteti e ministria. Kërkojnë të luftojnë për të fituar mbi kancerin, por ju po ia mohoni shpresën”, shkruan Osman Stafa.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.