E shtunë, 31 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në Onkologjik mungojnë ilaçet, Rama blen dronë 20 mijë euro për gaz lotsjellës
Lajme

Në Onkologjik mungojnë ilaçet, Rama blen dronë 20 mijë euro për gaz lotsjellës

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ka reaguar ashpër pas raportimeve për përdorimin e një droni gjatë protestës studentore para Kryeministrisë, nga i cili dyshohet se është hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve.

Përmes një postimi në Instagram, Muçi ka ngritur pikëpyetje mbi prioritetet e shpenzimeve shtetërore, duke vënë në kontrast mungesën e medikamenteve në Spitalin Onkologjik me shumën prej 20 mijë eurosh që, sipas tij, është paguar për blerjen e dronit të përdorur gjatë protestës.

Deputeti e ka cilësuar paradoksale faktin që, ndërsa pacientët përballen me mungesën e barnave, shteti shpenzon shuma të konsiderueshme për pajisje që, sipas denoncimit të tij, përdoren kundër studentëve që kanë dalë në rrugë për të kërkuar të drejtat e tyre.

“Në Onkologjik nuk ka ilaçe, por shteti ka para për dronë 20.000 euro që hedhin gaz lotsjellës”, shkruan Muçi në reagimin e tij.

Krahas mesazhit, deputeti ka publikuar edhe pamjet filmike të incidentit, duke rikthyer në vëmendje përdorimin e mjeteve të pazakonta gjatë ndërhyrjeve ndaj protestuesve studentorë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.