E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tjetër rekord në Britani, mbi 88 mijë të infektuar në 24 orë
Bota

Tjetër rekord në Britani, mbi 88 mijë të infektuar në 24 orë

Britania e Madhe theu për të dytën ditë me radhë rekordin e rasteve të reja me Covid. Rreth 88 mijë e 300 të tilla u raportuan në 24 orët e fundit, rreth 10 mijë raste nga një ditë më parë.

Shefi mjekësor i Anglisë, Prof Chris Whitty, tha se varianti Omicron mund të rritet “jashtëzakonisht shpejt”, por parashikohet që kurba të ulet po aq shpejt për shkak të dozave përforcuesve.

Autoritetet raportuan gjithashtu një rekord të vaksinave përforcuese me rreth 745 mijë doza të treta ose përforcuese të dhëna të mërkurën. Boris Johnson u ka kërkuar njerëzve që të kenë kujdes përballë variantit.

Por kryeministri këmbënguli se Anglia nuk po mbyllej, pasi disa nga deputetët e tij kishin akuzuar qeverinë se po vë në rrezik jetën e qytetarëve. Ndërkohë, Mbretëresha ka anuluar drekën e saj tradicionale para Krishtlindjeve si masë paraprake mes rritjes së variantit Omicron.

Autoritetet parashikojnë se ritmi i rritjes do të ngadalësohej pasi njerëzit të kishin marrë vaksina përforcuese ose të infektoheshin nga varianti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.