E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tjetërsimi i pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, çështja rishqyrtohet sërish në Apelin e Shkodrës
Lajme

Tjetërsimi i pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, çështja rishqyrtohet sërish në Apelin e Shkodrës

Çështja e tjetërsimi të pronave në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin ku u dënuan nga shkalla e parë 17 persona mes të cilëve dhe ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj do të rishqyrtohet sërish nga Gjykata e Apelit në Shkodër.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Lartë e cila pranoi rekursin që kishte bërë Prokuroria e Apelit dhe vendosi prishjen e vendimit së Gjykatës së Apelit në Shkodër dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në atë gjykatë me tjetër trup gjykues.

Gjykata e Shkallës së parë në Lezhë ne muajin shtator të vitit 2020 shpalli fajtor dhe dënoi me katër vite burg për “Shpërdorim detyre” ish-kryetarin e Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, për akuzën e tjetërsimit të pronave te Rana e Hedhun në bregdetin e Shëngjinit, por apeli e riktheu çështjen për gjykim në Shkallën e Parë, me pretendimin se nuk është zhvilluar si një proces i rregullt ligjor, pasi ka pasur shkelje procedurale si mos veçimi i çështjes, i cili është bërë me arsyetimin e bashkëpunimit edhe pse në fund ka vendosur se s’ka bashkëpunim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.