E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tonin Vocaj flet pë ngjarjen ku bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj goditi me gozhdë drejtorin e ATK-së : S’është ngjarje sensitive! Autori s’u kap menjëherë
Lajme

Tonin Vocaj flet pë ngjarjen ku bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj goditi me gozhdë drejtorin e ATK-së : S’është ngjarje sensitive! Autori s’u kap menjëherë

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka mohuar se ngjarja ku u përfshi Andri Ibrahimi, burri i minitres Delina Ibrahimi, i cili goditi me gozhdë vartësin e saj të jetë fshehur nga policia.

Në një konferencë për mediat, ai deklaroi se kjo ngjarje nuk futet te ngjarjet sensitive për të cilat policia jep njoftime për shtyp.

“Lidhur me këtë ngjarje, ngjarja është e vitit të kaluar. Lidhur me këtë ngjarje strukturat e hetimit të komisariatit nr.1. kanë kryer procedurat. Materialet janë çuar në prokurori, për veprën penale goditje për shkak të detyrës. Është e vërtetë fakti se nuk është bërë e mundur që të kapte menjëherë autori i kësaj ngjarje. Lidhur me pyetjen tuaj se policia ka pasur një mungesë transparence, kjo ngjarje nuk futet te ngjarjet sensitive për të cilat policia jep njoftime për shtyp. Të gjitha materialet janë referuar në prokurori, dhe është prokuroria që po heton këtë çështje.”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.