Trafikanti që ra në kurth: E mbaj të zgjedhur se e pi dhe vetë ndonjë vizë…
Përgjimet e SPAK, zbardhen komunikimet me agjentin e infiltruar
Zbardhen disa nga përgjimet e grupit hetimor në lidhje me operacionin e finalizuar dy ditë më parë.
Në pranga u vunë 45 persona ndërkohë që 7 të tjerë u shpallën në kërkim.
Hekuran Gjeli njëri prej të arrestuarve komunikon me agjentin e infiltruar nga grupi hetimor e pyet këtë të fundit për cilësinë e lëndës narkotike.
Pjesë nga përgjimet
Gjeli: Hë ka dal e mirë?
Agjenti “K”: E mir ishte vlla.
Gjeli: Unë e mbaj të zgjedhme se e pi vet nai viz ene e maj të zgjedhme nuk mar kot.
Agjenti “K”:Jo ishte i mirë me verte ky.
Gjeli: në përgjithsi e zi a kupto.
Agjenti “K”: Dilte e fuqishme fare.
Gjeli: Na e la hajt të rujt zoti.
Agjenti: Hajt.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



