E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tragjedia në familjen Gjelaj, babai  dhe djali 6-vjeçar  humbën jetën në aksident
Lajme

Tragjedia në familjen Gjelaj, babai dhe djali 6-vjeçar humbën jetën në aksident

Anton Gjelaj dhe Kristian Gjelaj, babë e bir humbën jetën në një aksident tragjik mesditën e 1 Dhjetorit në Podgoricë, Mal të Zi.

Ata po udhëtonin me një mjet tip “Golf” kur papritur u përplasën në Urën e Shtrembër dhe ranë në lumin Moraça. Për nxjerrjen e trupave nga lumi është dashur ndërhyrja e një ekipi zhytjeje.

Babë e bir, njëri 37-vjeç dhe tjetri 6-vjeç janë përcjellë për në banesën e fundit në Malësi të Madhe.

Sipas të dhënave të para nga policia dhe në bazë të dëshmive të dëshmitarëve të tragjedisë, me shumë gjasa bëhet fjalë për vetëvrasje. Sipas deklaratave të dëshmitarëve, shoferi i “Golfit” është ngjitur ngadalë në trotuar me makinën e tij dhe më pas papritur ka përplasur mjetin dhe ka rënë në Moraça.

Policia ndaloi një dëshmitar i cili dyshohet se pa shoferin duke u ngjitur në trotuar me makinën e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.