Tragjedia në Gramsh erdhi nga mungesa e dorës së shteti, nuk kishte tabela që sinjalizonin rrezikun
Zbardhen detaje të tjera nga ngjarja tragjike në Grmash, ku katër banorë u mbytën në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë. Shefi i zjarrëfikëses tregoi se të 4 personat nuk dinin not, e se në përpjekje për të shpëtuar njëri-tjetrin, u mbytën.
I pyetur nëse kishte tabela informuese për këto gropa në këtë liqen, kreu i zjarrfikëses tha: “Liqeni nuk është për tabela informuese, liqeni është i thellë i gjithë, dihet që nuk duhet të hyjnë njerëzit që nuk dinë not. Ata kanë hyrë… Faktikisht nuk lahen në liqen. Ne e patrullojmë, si shërbim zjarrfikës, edhe dje këtu kemi qenë, deri në darkë vonë se kemi një gomone që patrullojmë vazhdimisht, bëjmë edhe mësime treguese. Fatkeqësisht sot nuk erdhëm, qëlloi keq shumë keq, për ta dhe për familjet e tyre”.
4 jetë u shuan në mënyrë tragjike pasditen e djeshme në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit. Viktimat janë Arben Zogu, 46 vjeç, dy djemtë e tij Rubens Zogu 19 vjeç dhe Esti Zogu 14 vjeç, dhe nipi i tij Melis Zogu, 20 vjeç.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



