Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i fëmijës tjetër në lumin Buna!
Sapo është gjetur trupi i njërit prej fëmijëve të familjes Arrazi, ndërsa vazhdojë kërkimet për nënën dhe fëmijën tjetër.
Një nga vajzat, 9-vjeçare, u gjet ditën e djeshme, ku dyshohet se të katërt janë vetëvrarë. Lajmin e konfirmoi ministri i Brendshëm Taulant Balla, nga Shkodra, ku u takua me policinë e Shkodrës dhe grupin e polumbarëve.“Dyshimet tona po konfirmohen, se sa është gjendur edhe trupi i një nga fëmijëve të tjerë natyrshëm sipas asaj që policia ka rindërtuar si skenar i kësaj ngjarje tepër të rëndë dyshohet se trupi i fëmijës tjetër dhe i nënës është në këtë zonë, policia Renea Forcat e sigurisë edhe peshkatarët po punojnë non stop për të gjetur nënën dhe fëmijë tjetër, kjo është një ngjarje e rëndë, fjalët nuk i lidhim dot, por dua që nga ky moment i vështirë t’u bëj një thirrje grave dhe vajzave në këtë vend që ta denoncojnë dhunën. Kemi përgjegjësitë tona në këtë shoqëri”, tha Balla.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



