Tragjike! 22-vjeçarja mbytet në lumin Drin në Dibër
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Dibër, ku një 22-vjeçare ka humbur jetën pasi është mbytur në ujërat e lumit Drini i Zi.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Njësisë Administrative Arras, në territorin e Bashkisë Dibër.
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca. Trupi i pajetë i të resë po transportohet drejt morgut të Spitalit të Peshkopisë.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Deri më tani, nuk ka të dhëna zyrtare mbi shkaqet që çuan në humbjen e jetës së 22-vjeçares.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



