E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tragjike! 29-vjeçari shqiptar gjendet i varur në një tabelë në Bruksel
Lajme

Tragjike! 29-vjeçari shqiptar gjendet i varur në një tabelë në Bruksel

Një 29-vjeçar me prejardhje shqiptare u gjet i varur në një tabelë sinjalizuese të dielën e kaluar në Bruksel. Prokuroria lokale ka nisur menjëherë hetimet, duke e konsideruar ngjarjen të dyshimtë dhe duke përfshirë gjithashtu në vendngjarje Policinë Federale Gjyqësore, një mjek ligjor dhe hetues të specializuar.

Në këtë fazë, nuk është përcaktuar ende shkaku i vdekjes, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia e vetëvrasjes. Megjithatë, rrethanat sugjerojnë mundësinë e një akti të dhunshëm dhe ekstrem. Trupi është gjetur në afërsi të Westland Shopping, një zonë që ndodhet pranë Peterbos, e njohur si një pikë kyçe për trafikun e drogës në kryeqytetin belg.

Ndonëse nuk është konfirmuar ndonjë lidhje e drejtpërdrejtë mes viktimës dhe bandave që operojnë në zonë, kjo ngjarje shton tensionin në një rajon tashmë të ndjeshëm dhe problematik. Nëse do të dalë në pah një lidhje me botën e trafikut të drogës, do të përbënte një zhvillim shqetësues për sigurinë në Bruksel.

Një burim i besueshëm i ka thënë gazetës La Capitale se mënyrat e përdorura në këtë rast ngjasojnë me taktikat e bandave meksikane, të njohura për përdorimin brutal të dhunës ndaj kundërshtarëve dhe tradhtarëve. Drejtori i Policisë Federale në Bruksel, Eric Jacobs, në një intervistë për Het Laatste Nieuws, ka theksuar prezencën e mafias së Marsejës dhe Mocro-Mafisou, një grup me origjinë veriafrikane, të cilët përdorin metoda të ngjashme për të kërcënuar dhe eliminuar rivalët.

Sipas një raporti të Drejtorisë së Policisë Federale të Drejtësisë të muajit gusht, në botën e nëndheshme kriminale ndodhin shpesh kërcënime, frikësime dhe edhe tortura. Edhe pse aktualisht nuk ka raste aktive të torturave në hetim, janë zbuluar incidente të tilla përmes analizave të komunikimeve të fshehta. Gazeta La Capitale ka raportuar edhe më parë për këto fenomene. Hetimet janë në vijim për të zbuluar plotësisht rrethanat dhe lidhjet e mundshme të kësaj ngjarjeje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.