Tragjike! Ekzekutohet shqiptari në Suedi (Emri)
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar, pasi një shtetas nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri në Suedi.
Viktima është identifikuar si Gent (Milot) Maksutaj, me origjinë nga fshati Banjë i Istogut. Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga familjarët, ndërsa Tahir Maksutaj, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se Genti nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe ndodhej rastësisht në vendin e sulmit.
Sipas tij, “jetën ia morën bandat kriminale”, duke nënvizuar se viktima ishte një kalimtar i pafajshëm në momentin kur ndodhi sulmi.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, rreth orës 21:00, në zonën e Uppsalës në Suedi. Menjëherë pas incidentit, autoritetet suedeze kanë ndërmarrë veprime për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të arrestuar në lidhje me ngjarjen. Policia suedeze vijon hetimet intensive, duke analizuar pamjet e kamerave të sigurisë dhe duke marrë në pyetje dëshmitarët okularë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të sulmit.
Ngjarja mbetet nën hetim, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë mbi motivet apo personat e përfshirë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



