Tragjike në Borsh, vdesin burrë e grua, shkëndijat elektrike i djegin shtëpinë
Tragjedi në Borsh, vdesin dy të moshuar dhe shkak u bë djegia e banesës së tyre.
Policia njofton se sot rreth orës 09:45 në fshatin Borsh, Himarë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Rrapo Cika, ku si pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Rrapo Cika, 83 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja Savoja Cika 71 vjeçe.
Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



