Tragjike në Itali, 25-vjeçari hqiptar gjendet i pajetë pranë makinës së tij
Trupi i një 25-vjeçari me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë në Itali, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, pa përjashtuar asnjë pistë.
I riu u gjet mëngjesin e djeshëm, pak pas orës 07:30, në zonën “Orti”, në një fshat mes Bra dhe Montà, në provincën e Asti-t. Trupi ndodhej i shtrirë në tokë pranë automjetit të tij, i cili ishte lënë me derën hapur. Zbulimi u bë nga një shofer kalimtar, që njoftoi menjëherë karabinierët.
Sipas mediave italiane, viktima jetonte në zonën e Alba-s dhe nuk rezulton me precedentë penalë. Identiteti i tij nuk është bërë ende publik nga autoritetet.
Trupi është transportuar në morgun e spitalit Ospedale Michele e Pietro Ferrero di Verduno, ku pritet të kryhet autopsia gjatë ditës së sotme (21 shkurt), me urdhër të Prokurorisë.
Hetimet janë hapur nga Zyra e Prokurorit Publik të Asti-t dhe po koordinohen nga prokurorja Sara Paternò. Çështja i është besuar Karabinierëve të Kompanisë Bra, nën drejtimin e Komandës Provinciale.
Shkaku i vdekjes mbetet ende i pakonfirmuar zyrtarisht, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



