E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tragjike në Itali, vritet me thikë 24-vjeçari shqiptar
Bota

Tragjike në Itali, vritet me thikë 24-vjeçari shqiptar

Konflikti fatal nisi nga xhelozia për një vajzë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, ku një i ri 24-vjeçar ka humbur jetën pas një sulmi brutal me thikë në Vescovato, në provincën e Cremonës. Viktima, i identifikuar si N. Dalipaj, u plagos rëndë gjatë mbrëmjes së së dielës në një përplasje të dhunshme që ndodhi në zonën e Viale Italia.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, i riu mori disa goditje me thikë në pjesën e qafës, duke pësuar dëmtime kritike. Ai u transportua me urgjencë drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Autoritetet kanë ndaluar si të dyshuar kryesor një 32-vjeçar italian, Mattia Miraglia, banues në të njëjtën zonë. Ky i fundit, i cili nuk rezulton me precedentë penalë, ka mbetur gjithashtu i plagosur gjatë incidentit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin Maggiore, ndërsa mbahet nën mbikëqyrje nga forcat e rendit.

Hetimet paraprake sugjerojnë se ngjarja mund të ketë pasur në themel motive personale, të lidhura me xhelozinë për një vajzë. Fillimisht, mes palëve kishte ndodhur një debat në një lokal, i cili në dukje ishte mbyllur pa përshkallëzim.

Megjithatë, situata ka marrë një kthesë dramatike më vonë, kur 24-vjeçari, së bashku me vëllezërit e tij, është paraqitur pranë banesës së 32-vjeçarit. Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes nga hetuesit, i dyshuari ka dalë i armatosur me thikë, duke plagosur fillimisht një nga vëllezërit në bark dhe më pas ka sulmuar viktimën, duke i shkaktuar plagë të shumta fatale.

Karabinierët vijojnë hetimet intensive për të zbardhur plotësisht dinamikën dhe përgjegjësitë e kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur opinionin publik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.