Tragjike, shqiptari humb jetën gjatë uljes së avionit në Itali
Një 85-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë mbrëmjen e kaluar në aeroportin “Marconi” të Bolonjës, pasi pësoi një problem të rëndë shëndetësor gjatë fazës së uljes së avionit.
I moshuari ndodhej në një fluturim të kompanisë Ryanair, që ishte nisur nga Tirana dhe mbërriti në Bolonjë pak pas mesnatës. Sipas të dhënave paraprake, ai udhëtonte së bashku me disa familjarë dhe kishte pasur më herët probleme serioze me shëndetin.
Gjatë zbritjes së avionit, 85-vjeçari kishte kërkuar ndihmë mjekësore. Dyshohet se në momentet e fundit të uljes ai pësoi një arrest kardiak.
Ekipet e urgjencës mjekësore 118 ishin njoftuar paraprakisht dhe ndërhynë menjëherë pas mbërritjes së avionit. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve për ta ndihmuar, gjendja e të moshuarit ishte kritike dhe ai nuk mundi të mbijetonte.
Ngjarja ka ndodhur në aeroportin e Bolonjës, ndërsa informacionet e para bëjnë me dije se shkak i vdekjes dyshohet të ketë qenë arresti kardiak i pësuar gjatë fazës së uljes së avionit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



