E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trajtimi i Lefter Kokës është Inkuizicion
Lajme

Trajtimi i Lefter Kokës është Inkuizicion

Ylli Manjani | Opinion | Publik.al

Lefter Koka është tash 4 vite në paraburgim. Ligji procedural ka vënë limit kohor për paraburgimin, jo më shumë se 3 vite.
Deri dje gjykatat tona, përfshi edhe GJKKO, ishin strikt në zbatimin e këtij afati. GJKKO, djala vjen liroi vitin që shkoi plot 40 persona që SPAK-u i sukseve të mëdha i kishte harruar në paraburgim.

Ky fakt kaloi pa u vënë re nga lajmet sepse SPAK u kujdes që ti jepte medias “ushqim të freskët”, për ta fshehur këtë super dështim hetimor.

Por sidoqoftë ata u liruan nga GJKKO e merrshme që s’të jep as një gur të çash kokën tënde, e jo më lirinë. U liruan sepse ligji është strikt dhe shkelja e tij nga SPAK ishte më shumë sesa e rëndë. Dhe shumë mirë bëri gjykata.

Tani ky ligji i afatave pse nuk vlen për Lefter Kokën?! Është 4 vite në paraburgim tjetri, të konvertuara bë ditë nurgu janë plot 6 vite burg.

Është 4 vite në paraburgim, ose 6 vite burg, për llogari të gjykimit të tejzgjatur të inceneratorit të Fierit pasi për të tjerat është gjykuar dhe ka kry punë.

Nuk po i hyjmë këtu faktit se si, përse e ma ç’prova se tashnë ky është disktutim luksi në sistemin inkuizitor të drejtuar nga SPAK-u i reformës. Por mbajtja në paraburgim tej afateve të përgjithshme që lejon ligji është shkelje e rëndë e të drejtës për liri të individit. Apo nuk quhet individ Lefteri?!

Lefter Koka nuk është as terrorist e as vrasës me pagesë, që të çojë në ulërima ekzstaze SPAK-un, për të rritur presionin ndaj gjykatës (Shqipëria është vend i vogël dhe merret vesh çdo gjë). Kjo e fundit është dukshëm nën presion të jashtëzakonshëm nga SPAK.

Tani si e kanë menduar shokët në SPAK, që njeriu duhet të kalbet në burg vetëm që të shkruhet bukur CV-ja e karrierës së prokurorëve?! Të heronjve të kalamajve të Yuri Kim, megjithse Ajo ska kalamaj?! Po kujt i duhet CV-ja e tyre kur të mos jenë më aty?!

Dua të them se edhe sikur të jenë të vërteta ato që ka thënë SPAK për Të, ka një fund edhe burgu për kët njeri. Nuk vdes tjetri në në burg se do SPAK-u!!!

Ja pra pse po ulërasim se vendi ka nevojë për GJYKATË të PAANËSHME. Kemi nevojë për gjykatë të drejtë në sistem demokratik akuzator dhe jo gjykatë inkuizicioni, ku karriera e prokurorit vlen më shumë se liria kushtetuese e individit.

Mbajtja në paraburgim tej afateve ligjore e Lefter Kokës është shkelje shumë e rëndë e lirive themelore.

Edhe në Amerikë kështu quhet kjo sjellje abuzive….

Pfffff.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.