E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
TRANSKRIPTI ZBULON GAFËN – Ambasadorja Yuri Kim nuk njeh aktin e pavarësisë së Ismail Qemalit
Lajme

TRANSKRIPTI ZBULON GAFËN – Ambasadorja Yuri Kim nuk njeh aktin e pavarësisë së Ismail Qemalit

gafë në emisionin ‘Opinion’ të para pak ditëve duke mos njohur aktin e pavarësisë së Ismail Qemalit të 28 nëntorit 1912.

Në transkriptin e intervistës të publikuar nga ambasada amerikane në faqen e saj, teksa gazetari Blendi Fevziu i thotë  Kim se Shqipëria nuk ka rrugë tjetër vec perëndimit, ambasadorja amerikane u përgjigj se Shqipëria duhet të bëjë një zgjedhje, siç bëri në vitin 1920 duke u shkëputur nga Perandoria Osmane e duke u bërë shtet i pavarur.

Ndërkohë gazetari Blendi Fevziu vijon më tej intervistën me ambasadoren amerikane duke mos tentuar ta korrigjojë për gafën e rëndë e të dukshme.

Akti i Pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane u firmos në Vlorë më 28 nëntor 1912.

1

Pjesë nga transkripti

Fevziu: Shqipëria nuk ka rrugë tjetër përveç Perëndimit, le të themi Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasadorja Kim: Nuk do thosha se Shqipëria nuk ka rrugë tjetër. Ju duhet të bëni një zgjedhje.

Fevziu: Zgjedhje?

Ambasadorja Kim: Mendoj se në vitin 1920, në fund të Luftës së Parë Botërore, Shqipëria zgjodhi të shkëputej nga Perandoria Osmane dhe të bëhej një shtet i pavarur. Shtetet e Bashkuara zgjodhën të mbështesin aspiratat e shqiptarëve në këtë drejtim…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.