E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
TRANSPORTONIN NË KËMBË TRE ÇANTA ME DROGË, ARRESTOHEN DY SHQIPTARËT NË IGUMENICË
Lajme

TRANSPORTONIN NË KËMBË TRE ÇANTA ME DROGË, ARRESTOHEN DY SHQIPTARËT NË IGUMENICË

Policia greke ka vënë në pranga ditën e sotme 2 shqiptarë dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi u kapën me drogë.

Në sajë të një operacioni në rrugën periferike Kiparisia-Nerajdha, Igumenicë, u pikasën tre persona që po transportonin 3 çanta në këmbë.

Autoritetet e shtetit fqinj u vunë në ndjekje të shqiptarëve, por mundën të arrestojnë vetëm dy prej tyre, përkatësisht të moshave 41 dhe 50-vjeç, ndërkohë emrat ende nuk bëhen me dije.

Policia greke ka sekuestruar mbi 48 kg marijuana dhe ka shpallur në kërkim një tjetër shqiptar 24-vjeçar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.