Tre lajme te mrekullueshme sot nga futbolli i trevave shqiptare ne Ballkan.
Artan Hoxha
Ne Kosove, Ballkani i Suharekes, qytet i vogel me vetem 10 mije banore, i drejtuar nga dinamoviti i vjeter Ilir Daja, u shpall kampion kombetar per te tretin vit rresht.
Pas fitores 0-1 kunder rivalit direkt K.F. Llapi, si udhetues ne stadiumin “Zahir Pajaziti” ne Podujeve, Ballkani siguroi titullin kampion te Kosoves.

Pas dy titujve te pare, Ilir Daja e ka drejtuar Ballkanin per dy sezone rresht ne fazen e grupeve te Europa Conference League.
Urojme te perseris te njejten gje dhe kete vit.
Ne Maqedonine e Veriut, skuadra e nje tjeter qyteti te vogel shqiptar, Struges me vetem 16 mije banore, u shpall kampion kombetar per te dytin vit rresht.

Struga Trim & Lum, skuader e krijuar vetem para 9 vitesh.
E nisi nga kategoria e katert dhe brenda 4 vitesh u shpall kampion i gjithe kategorive te ulta te Maqedonise se Veriut.
Sezonin e kaluar e drejtuar nga trajneri partizanas Shpetim Duro, Struga u shpall per here te pare kampion i Maqedonise dhe shkoi deri ne finalen e kupes.
Kete sezon, nen drejtimin e Shpetim Duros, Struga e nisi nga turi i pare i Champions League dhe shkoi deri ne fazen e Playoff te Europa Conference Leagues.
Tekniku Duro e mbajti Strugen ne krye te kampionatit deri tre jave nga fundi, kur ne vend te tij erdhi trajneri Meriton Gega.
Struga Trim & Lum, sot fitoi titullin e dyte kampion te Maqedonise se Veriut, duke fituar perballjen me dy skuadrat e tjera historike te shqiptareve, FK Shkupi e Çairit dhe FK Shkendija e Tetoves.
Por superlajmi vjen nga Mali i Zi.
Per here te pare ne historine e Malit te Zi, nje skuader shqiptare, nga qyteza e vogel me vetem 5000 banore e Tuzit, F.K. Deçiç, qe mban emrin e malit me te njejtin emer, shpallet kampione nje jave para perfundimit te kampionatit.
Javen e ardheshme, presidenti i Federates Malazeze te Futbollit, ish-ylli i Milanit te famshem dhe Crvena Zvezdes, Dejan Saviçeviç, do t’i dorezoje trofeun e kampionit, kapitenit te Deçiçit…
Deçiçi i shqiptareve te Tuzit, gjate 4 viteve te fundit, u kthye ne nje ambasador kombetar pertej kufirit.
Skuadra e Deçiçit lengonte ne kategorine e trete te Malit te Zi, deri ne 2016-en, kur shqiptaret e fituan per here te pare komunen e vogel te Tuzit.
Nga ai moment, Deçiç i Tuzit, brenda tre vitesh u ngjit nga kategoria e trete deri ne pjesmarrjen per here te pare ne kupat e Europes.
E drejtuar nga Pal Dreshaj dhe e mbeshtetur nga kryetari shqiptar i komunes se Tuzit, Deçiçi i vogel u shpall kampion i te gjitha kategorive te ulta te futbollit malazez, deri sa ne sezonin 2020-2021, debutoi ne ligen e pare te Malit te Zi, duke zene vendin e trete dhe duke debutuar ne Europa Conference League.
Ne dy sezonet ne vazhdim, Deçiç vazhdoi te jete kompetitiv duke u renditur serish ne vendit e trete dhe duke siguruar daljen ne Europe.
Te njejtin ritem Deçiç mbajti dhe ne kupen e Malit te Zi.
Ne vitin debutues, 2020-2021, Deçiç shkoi per here te pare ne finalen e kupes, ku u mund 3-1 nga skuadra me e madhe malazeze, Buduçnost i Podgorices.
Nje vit me pas, Deçiç shkoi serish ne finalen e kupes, por u mund 0-1 nga Buduçnosti, skuadra e vetme malazeze qe ka marre pjese ne ligen e pare te ish-Jugosllavise, ku ka luajtur ne fillimet e tij edhe presidenti i federates, Dejan Saviçeviç.
Ne te dyja finalet kam qene prezent ne tribunen e “pod Goricom Stadium”, ku e kam ndjere haptazi presionin dhe antishqiptarizmin jo vetem te ultrasve proserb te Buduçnostit, por edhe gjykimin e njeanshem te arbitrave sllave.
Ne dy sezonet e fundit, Deçiç ka shkuar deri ne gjysmefinale, ku vitin e kaluar u mund nga fituesi i kupes, Sutjeska e Nikshiqit, ndersa kete vit u eleminua vetem fale nje goli ne te dyja ndeshjet nga FK Jezero e Plaves.
Perpjekjet e Deçiçit me ne fund dhane rezultatin e pritur.
Skuadra shqiptare e qytezes me vetem 5000 banore, Tuzit, sot triumfoi ne Nikshiq duke mundur Sutjesken vendase 0-1 dhe duke u shpallur kampion i Malit te Zi per here te pare ne histori.
Urime shqiptareve te Malit te Zi.

Urime gjithe mergimtareve shqiptare, ane e kend botes, qe kontribuan me kursimet e tyre per ta ndihmuar Deçiçin te ngjitet te ky sukses.
Urime kryetarit te Komunes se Tuzit, sponsoreve dhe drejtuesit te klubit Pal Dreshaj.
Nje urim i veçante ekipit te Deçiçit, qe sot i beri krenar gjithe shqiptaret.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



